Mbrëmjen e djeshme princi i spektaklit “Love Story”, Saimiri dha vendimin e tij të shumëpritur duke zgjedhur një nga vajzat konkurrente. Bukuroshja që i rrëmbeu zemrën Saimirit është Meri Murrizi, për të cilën ai i kishte shprehur ndjenjat me kohë.
Pas vendimit të Saimirit, ndoshta nga emocionet, Meri nuk tha as edhe një fjalë, gjë që u kritikua në rrjete sociale. Por bukuroshja ka folur sot me një postim në Instagram, ku ka dy fjalë për Saimirin.
“Kur nisa kete rrugetim te njohjes me ty ne Love Story, nuk e mendoja se perfundimi do ishim une dhe ti! Mbase ishte e destinuar te njiheshim ne kete menyre dhe ndoshta fati ka rezervuar dicka te bukur per ne te dy! Ende me duket sikur jam ne enderr! Mendoj qe eshte nje nder gjerat me te bukura qe ndjenjat tona u bashkuan ne kete menyre”, shkruan Meri.