Tea dhe Bearti, si një ndër çiftet më të reja dhe të shumë komentuara të showbiz-it nuk mund të mos publikonin pamje nga festa e tyre e Shën Valentinit.
Në fakt ishte Beart Rexhepi ai që përmes dy InstagramStory-ve shpërndau me ndjekësit pamje nga hoteli ku po qëndron dyshja.
Siç mund ta shihni, nuk mungojnë petalet përgjatë gjithë rrugës për në shtrat dhe madje sipër këtij të fundit.
Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lídhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës që u kthye në kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.
Megjithëse doli ‘e përputhur”me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lídhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.
Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku.
Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.
Së fundmi, Bearti ka treguar një anë shumë romantike të tijën, duke ndarë në InstagramStory foto të momenteve intime me Tean, ku në njërën prej tyre shfaqen duke u puthur në buzë.
Por prisni se ka akoma! Djaloshi nga Kosova i shoqëroi këto foto me një këngë shumë romantike, “Just the two of us” të Grover Washington Jr. dhe Bill Withers.