Ditën e sotme moderatori i emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra i cili me vite eshte pjese e ekranit Shqiptar feston 47-vjetorin e lindjes dhe kolegu i tij, Gentian Zenelaj, vendosi ta surprizonte.
Në momentin që Saimiri mendonte se do të shfaqej një video e përgatitur, në sfond filloi kënga e ditëlindjes dhe një video e vitit të kaluar nga ditëlindja e moderatorit.
Më pas Genti së bashku me një tortë dhe një tufë me lule në shkronjën “S”, uroi Saimirin në emër të të gjithë stafit.
Duke qenë se nuk e priste aspak një gjë të tillë, moderatori mbeti i çuditur dhe me shaka tha që kamerat të mos xhironin moshën në tortë. Kujtojmë se Gentain Zenelaj dhe Saimir Kodra drejtojnë emisionin prej 6 sezonesh.