Konkurrentët e “Për’Puthen” veç famës kanë fituar edhe fansa të cilët nga ekrani vendosin se kush përputhet më shumë me njëri-tjetrin. Një gjë e tillë ka ndodhur me Ledjanën dhe një nga fansat e saj e cila ka zgjedhur që ti shkruajë bukuroshes së përputhen përmes email, ndërsa e pyet se kur do të takohet sërish me Mevlanin. Ledjana e ka postuar këtë gjest në Instastory, teksa apelon që për Mevalnin mos të pyetet përmes email-it pasi e përdor vetëm për punë.

Fansi i shkruan Ledjanës në email:

Desha të të pyes se kur do të shohim një takim mes teje dhe Mevlanit, se mbetem pa lidhje te pa “Për’puthen”. Kalo mirë, të përshëndes shumë, e nderuar je. Unë jam një adhurues i yti dhe e Mevlos nga Kosova.

Ledjana i përgjigjet përmes një story në Instagram:

Mirë në Instagram, po të paktën në email mos më shkruani për Mevlanin se unë e përdor për punë.