Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani e nisën si titullar përballjen e tyre kundër Atalantës. Qendërmbrojtësi shqiptar ka përfituar nga mungesa e Manolas që u dëmtua në përballjen e kampionatit, ndërsa nga krahu tjetër Kulibali është i infektuar nga pandemia e Koronavirusit.
Për këtë arsye Gatuzo zgjodhi që të aktivizonte Rrahmanin në qendrën e mbrojtjes, së bashku me Maksimovic. Ndërkohë Hysaj e la ndeshjen që në minutën e 42 për shkak të një dëmtimi. Gjatë momentit kur mbrojtësi shkodran
ishte duke u larguar drejt pankinës, Rrahmani ka zgjatur dorën në drejtim të tij.
Por kamerat tregojnë refuzimin që ka bërë Hysaj duke sjellë shumë reagim në rrjetet sociale. Tifozët e Napolit pretendojnë se kjo është një shenjë e qartë se te skuadra nuk ka aspak harmoni dhe kjo po tregohet në rezultatet negative. Megjithatë duhet theksuar se futbollistët shqiptarë janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe momente të tilla nuk e lëkundin bashkëpunimin mes tyre. /Sport Ekspres/