Një moment i vështirë u përjetua mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Danimark-Finland, teksa Christian Eriksen pësoi një at ak ka rdiak në mes të fushës.

Të gjithë e shohin si shpëtim ndihmën që dha kapiteni i skuadrës, Simon Kjaer, i cili i bëri masazh ka rdiak dhe i mbajti gjuhën jashtë, para se të vinte ndihma e shpejtë.

Fatmirësisht gjendja e tij sh ëndetësore tashmë është e stabilizuar, mirëpo pas kësaj që i ndodhi ka shumë gjasa që të mos kthehet më të luaj me ekipin e Interit në Itali.

“Jam mirë, shpresoj të kthehem në fushë së shpejti”: ky është mesazhi i dërguar nga Christian Eriksen rreth orës 23:00 dje në bisedën me ekipin e Interit.

Pavarësisht se lojtari 29 vjeçar thotë se ndihet mirë dhe se pret të kthehet në fushë, mjekët thonë se kjo mund të jetë diçka e pamundur.

Dr. Scott Murray, një kardiolog i njohur britanik, i specializuar në parandalimin e prob lemeve të zem rës, thotë se Italia krenohet me rekordin e saj të parandalimit të arre steve kard iake në futboll, kështu që problemet e lojtarit danez ka të ngjarë të parashikojnë fundin e kohës së tij në Serie A.