Autoritetet shëndetësore kanë vendosur një orar të ri kufizimi të lëvizjes që do të bëhet publik në mbledhjen e nesërme të komitetit të ekspertëve. Burime bëjnë me dije për ABC se nga dita e nesërme kufizimi i lëvizjes do të nisë në orën 20:00.
Mësohet se në lidhje me vendimin janë njoftuar edhe baret dhe restorantet, pronarët e të cilëve pohojnë se vendimi iu është komunikuar verbalisht.
Shtrëngimi i masave erdhi si rezultat i rritjes së ndjeshme të të infkektuarve veçanërisht në javën e fundit kur janë shënuar mesatarisht 1000 raste të reja infektimesh në çdo 24 orë.