Ditën e sotme një lajm i trishtë na vjen nga qyteti i gurtë i Beratit. Është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit mjeku i njohur, simbol i këtij qyteti, drJosif Dena.
Nuk kanë munguar ngushëllimet dhe dedikimet e miqve dhe të afërmve në rrjete sociale. Kjo ishte një god itje e rëndë si për familjen dhe për shoqërinë e për të gjithë ata që e kanë njohur.
Atë e konsiderojnë si një mik të mirë, bashkëpunëtor dhe njeri shembullor, të qeshur, i apasionuar pas leximeve dhe kurioz për çdo gjë. Mbështetes i fortë dhe adhurues i artit të bashkëshortes, artistes Llambrini Dena, shkruan miku i tij Thoma Jance.