Një 40-vjeçar është v r arë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se për shkak të pl umb ave të marrë në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kraharor, 40-vjeçari Gentian Qori ka ndërruar jetë disa minuta më pas në spital. Qori njihej në zonë me pseudonimin “Geçe”.

Shërbimet e Poli cisë së Vl orës që kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona, ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.