Tea dhe Bearti kanë folur për herë të parë së bashku për lidhjen e tyre shumë të komentuar. Çifti u ndaluan nga “Prive”, teksa ndodheshin në Prishtinë.
“Sa jeni të lumtur bashkë?”, i pyeti gazetari dhe njëzëri Tea e Bearti u përgjigjën “Shumë” duke e parë njëri-tjetrin në sy.
Tea tregoi se ata pritën për ta zyrtarizuar lidhjen në mënyrë që njihnin më shumë njëri-tjetrin.
Mbi zhurmën e madhe që bëri lidhja e tyre në rrjet, Tea u shpreh: “Drama më e madhe dhe palidhje mendoj, ka kauza shumë më të rëndësishme që duhen diskutuar sesa dashuria jonë”.
“Me produksionin është mbyllur gjithçka, nuk kam asgjë për të shtuar për ta”, tha Tea.
“Do bëhesh nuse Kosove?”, pyeti gazetari Tean dhe përgjigjen e ktheu Bearti. “Të shohim”, tha ai.