Pano Vaja çdo ditë del nga banesa rreth orës 06:45 të mëngjesit i hipën biçikletës dhe në ora 07:00 hap dyqanin për të riparuar këpucë. Që prej vitin 1968, mbi gjysëm shekulli ai jeton me këtë punë. Në sistemin e kaluar kreu një vit kurs dhe mësoi këtë zanat. Deri në vitin 1990 ishte i punësua në ndërmarrjen e riparim shërbimit. “Në Vlorë profesionistë të vjetër si unë kanë mbetur vetëm 2-3 veta” tha ai.

Ky zanat sipas tij ka punë gjithmonë. Veç rregullimit të këpucëve riparon dhe sende të tjera. “Kurrë profesionisti nuk ka falimentim. Kam klientelë. Mos jemi vetëm tek këpuca mund të rregullosh një valixhe dhe një çantë apo zinxhirin e një xhupi. Pra futesh dhe në galanteri. Klientela e vjetër nuk më ka ikur. Vijnë dhe të rinj për të rregulluar atlete. Kam dhe biznesmenë që i kanë të shtrenjta të paktë janë, po vijnë për ndonjë gjë delikate” tha ai.

Në rini për afro 25 vite, 68-vjeçari ka ushtruar dhe sporte. “Nga gjimnastika u mora dhe me mundje 25 vite tek Flamurtari pa lënë këpucarinë pas dore madje ndiqja dhe shkollën e mesme”. Dëshiron që ta trashëgojë këtë zanat falas. Po të rinjtë nuk kanë fare interes. “Kam bërë kërkesa kam dhe dëshirë t’i marr pa asnjë shpërblim, t’ju lë dhe dyqanin në dispozicion por s’kanë dëshirë.

Dhe fëmijët e mi i mora këtu i mësova zanatin këtu po ikën inxhinierë e jetojnë jashtë. Ju them e prindërve të të rinjve por nuk vijnë dhe më vjen keq shumë” tregon ai. Prej vitit 1990 dyqani i Panos ndodhet në lagjen 24 maji e privatizoi atë dhe që aso ka krijuar një klientelë të sigurt që se ka lënë pa të ardhura./ db/ Abcnews.al