Ryva Kajtazi është një nga artistet që dëgjohet dhe vlerësohet për muzikën e saj.

Por, ajo merr gjithashtu vëmendje edhe përmes imazheve në rrjetet sociale.

Duke qenë aktive ajo poston fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundi, ajo ka paralajmëruar për surprizën e radhës e që është një projekt i ri muzikorë.

Teksti i këngës në një pjesë duket se do jetë “hajde ma knena”, pasi vetë ajo e ka zbuluar në imazhin e fundit ku është shfaqur mjaft elegante në një fustan të gjelbër./Kosovarja/