Pas ndarjes nga Mevlani, Ledjana ka gjetur dashurinë. Këtë e ka zbuluar vetë ajo gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale.

“A je beqare?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit

“Ç’rëndësi ka nëse të tjerëve u thua je beqare apo e lidhur. Me rëndësi është ta duash dikë dhe të bëhet motivi parë për çdo gjë”, është përgjigjur Ledjana.

Më tej, dikush tjetër e ka pyetur se si ndihet shpirtërisht dhe ajo nuk ka hezituar të tregojë se është e dashuruar. “Ndihem e dashuruar. Ndjenja të përziera”, është shprehur Ledjana.

Po ashtu, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka zbuluar se i mungon dikush të cilin e thërret “bebe”.