Në qoftë se jeni ende në mëdyshje se ç’ëmbëlsirë të përgatisni, ku sigurisht koha dhe impenjimet e tjera nuk premtojnë, nuk keni pse të shqetësoheni pasi shefja e kuzhinës Living, Linda Fishta ndan me të gjitha mikeshat e Living recetën e shëndetlies.

Një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Kërkon më pak se 15 minuta kohë për t’u përgatitur dhe rreth 45 minuta kohë për t’u pjekur, ndaj mos ngurroni ta provoni.

Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë, 3 vezë të vogla ose 2 të mëdha, 1 gotë sheqer jo plot (2-3 gisht poshtë bu zës së gotës), 100 g gjalpë i tretur, i vakët, 3 lugë të mëdha mjaltë, 300 g arra të qëruara në thërrime (të peshuara pa lëvozhgë), 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g), 1 bustinë vanilje, 1 majë thike kripë, 3 gota miell, 1 e verdhë veze për ta lyer sipër.

PËR SHERBETIN: 800 g sheqer, 600 ml ujë.

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tas, me rra hësen e vezëve me dorë përziejmë vezët me sheqerin për 2 minuta, shtojmë gjalpin, mjaltin, kripën, miellin, vaniljen, sodën me sitë, arrat dhe e punojmë brumin me lugë druri.

Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe e nivelojmë me duar të lagura ose me kurrizin e një luge të lagur. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës, të rra hur më parë me pirun.

E pjekim në furrë për 40-45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, pasi koha e pjekjes është e gjatë dhe mund të di gjet. Sherbeti: në një tenxhere ziejmë sheqerin me ujin duke i përzier vazhdimisht derisa të marrin valë.

E heqim nga zja. rri dhe e lëmë të ftohet. E hedhim sherbetin të ftohtë mbi ëmbëlsirën e ngrohtë, pasi këtë të fundit ta kemi prerë në copa katrore ose sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.