Ftesa që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregovic për të performuar në Festën e Birrës në Korçë ka krijuar shumë polemika.

Qytetarë të shumtë, ashtu si dhe personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar të revoltuar duke bërë thirrje për bojkot.

Ndryshe nga të lartpërmendurit, gazetarja Kozeta Kurti ka deklaruar se do të jetë spektatore e rradhës së parë gjatë performancës së Bregovic në Shqipëri.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video nga një ndër koncertet e këngëtarit, krahas së cilës ka shkruar “22 Gusht 2021 në Shqipëri. Unë, spektatore e rradhës së parë”.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur