Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri ka sot ditëlindjen. Ajo ka festuar që në mesnatë me njerëzit e saj të zemrës, ku nuk kanë munguar dhe personazhe nga “Përputhen”.

Ana është shfaqur e veshur me një fustan të gjatë, të çarë anash dhe me xixa në pjesën e bustit. Nga ana tjetër, kodi i veshjes për të ftuarit ka qenë ngjyra e bardhë (ndonëse disa prej tyre duket se e kanë thyer).

Të ftuarit, si Bora Zemani, Olsa Muhameti, Ervin Kurti, Fation Kuqari, Tea Trifoni, Atdhe Xharavina kanë publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga festa e Anës, ku çdo gjë duket e organizuar deri në detaje.