Greqia nuk gjen qetësi. Pasditen e djeshme janë regjistruar dy tërmete njëri pas tjetrit.

Lëkundjet janë ndjerë konkretisht në orën 7:03.

Fillimisht një tërmet me madhësi 3.8 ka goditur zonën e Nisyros.

Ndërsa një minutë më vonë, në të njëjtën zonë është regjistruar një tjetër tërmet me madhësi 4.1.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u regjistruan dhe dy tërmete të tjera të njëpasnjëshme.

Tërmetet ishin me magnitudë 4.5 të shkallvs Rihter.