Para pak ditësh, Sindi ishte e ftuar në emisionin “Abc e Padites”, ku foli edhe për personazhet që dolën si këngëtarë pas pjesëmarrës në “Për’Puthen”.

Sindi u shpreh e bindur se nëse ata nuk do të kishin qenë pjesë e programit të famshëm nuk do të kishin marrë as 1 mijë klikime.

Ndërsa kur u pyet se kujt do t’i kërkonte mes Melisës, Anës dhe Mevlanit që të mos këndonte më, Sindi u përgjigj:

“Të treve. Është e tmerrshme”.

Melisa nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë dhe ka reàguar përmes një videoje të gjatë të postuar në Instastory.

Ajo shton se është shumë krenare me arritjet e saj aktuale në muzikë, por ndërkohë Sindi nuk po bën asgjë me jetën e saj.

Ajo thotë se Sindi ka shumë talent në violinë dhe me lutje i kërkon që të fokusohet tek vetja dhe jo tek të tjerët.

Ndërkohë është Sindi, ajo e cila pak orë më parë ka kërkuar ndjesë publike Melises dhe kujtdo që është prékur nga deklara e saj.

“Gjërat shkojnë gjithmonë në ekstrem kur bëhet fjalë për ëndrrat tona. Megjithatë kërkoj ndjesë mqs të kam shqetësuar ty apo dikë tjetër! Të uroj gjithë të mirat!”