Antonela Berisha ka qenë një nga vajzat më të diskutuara në “Për’Puthen”, por nuk arriti të gjente dashurinë në emision.

Ajo pati disa takime me djem të ndryshëm, por nuk arriti të përputhej me askënd.

Së fundmi, ajo bëri një deklaratë befasuese në rubrikën ‘Trotuar’, në ‘E diell”, ku po diskutohej për temën nëse pushimet verore do të kaloheshin më mirë çift apo single.

Ish-konkurrentja tha se vera e fundit që kaloi me të dashurin e saj, për të ka qenë tepër e mërzitshme.

Ndër të tjera ajo tha se ai ishte aq xheloz sa madje nuk e linte as të shkonte në tualet.

“Vera e fundit ka qenë shumë e mërzitshme, kur isha në çift, sepse nuk u kënaqa fare, isha vetëm me të. S’kisha çfarë të bëja. Ishte yll, dy metra, bjond, sy jeshil, por ishte shumë xhéloz, thoshte “Pse shkove në tualet?”. Nuk isha komode që të kënaqesha”, tha Antonela.

Kujtojmë se para se të merrte pjesë në “Për’Puthen”, ajo ka konkurruar edhe në “Uomini e Donne”, që është versioni italian i emisionit “Për’Puthen”.

Po për një arsye të fortë ajo hoqi dorë në kohë, edhe pse konkurroi në programin e dashurisë.

Antonela rréfeu se mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që lùftonin për djemtë.

“Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë”, u shpreh Antonela.

Ish-konkurrentja tregoi gjithashtu se i është vërtetë mirënjohëse emisionit, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer.

Antonela konfirmoi se do të jetë pjesë e “Top Arena”, ndërkohë që i pëlqejnë emisionet, dhe të bëjë shoë në përgjithësi.