Sot më 1 qershor, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka zbuluar se vogëlushi i saj, Joni ka operuar bajamet.

Arbana ka postuar një foto me Jonin dhe shkruan se mendimi i saj shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre.

“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim. Gëzuar 1 qershorin”, ka shkruar Arbana.