Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot spitalin e ri Rajonal të Fierit, teksa ka parë nga afër dhe shërbimin ndaj pacientëve të parë aty. Duke qenë se ka nisur faza e parë e shërbimeve në këtë spital.
Mirëpo si gjithnjë nuk kanë munguar batutat mes tij dhe një pacienti, i cili filloi të duartrokiste për Ramën sapo ai hyri në dhomë.
“O punëtori më i madh i Shqipërisë, punëtore e ke bërë dhe ministren”, i tha pacienti, shumë i ekzaltuar që u takua me kryeministrin. Ndërsa ky i fundit iu tha me humor mjekëve: Pse e mbani këtu këtë? Ky qenka në rregull.
Pacienti i tha Ramës se vuan nga zemra dhe diabeti, ndërsa Rama ka treguar sërish se ai vetë vuan nga hernia diskale prej disa vitesh.