Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Blerimi ishte së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live”. Gjatë intervistës ai bëri një deklaratë të papritur.

Blerimi tha se do kishte dashur që moderatorja Bora Zemani të ishte pjesë e konkurrenteve. Ai e cilësoi Borën si një vajzë të bukur, shumë të mirë me të cilën të gjithë do donin të dilnin.

“Më vjen keq që Bora nuk ishte konkurente, është shumë e bukur dhe shumë e mirë. Kush nuk do të donte të dilte me të”, u shpreh Blerimi.

Teksa gazetarja Erjona Rusi e pyeti “Pra ti po thua që Bora është vajza që të ka pëlqyer më shumë në Përputhen?”, Blerimi e konfirmoi.