Ajo që është gjykuar më së shumti në raportin e gjatë të Bietës dhe Albanit, nuk ka shpëtuar as sonte në “Kurthin e Piter Panit”. Fëmijët kureshtarë, që në fillim të pyetjeve të tyre nisën ta ngac monin Bietën për raportin e saj me Albanin, por sidomos për marr ëdhnien e saj me vajzën e madhe të tij, Joelle.
“Albani ka edhe një vajzë të madhe. E ke ti shoqe atë?” – ishte pyetja që fëmijët e Piter Panit nuk ia kursyen Bietës, ama edhe ajo, edhe këtë herë e kishte gati përgjigjen.
“E kam shoqe të ngushtë”,– tha duke theksuar se me të ajo bën edhe disa biseda për të cilat Albani nuk di gjë: “Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit” – tha Bieta, por ndërhyrjes nëse në këto biseda shajnë Albanin, ajo iu përgjigj me humor: “Ka edhe ndonjë kr itikë nëpër të, por jo. Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë….”