Ledjana dhe Mevlani u larguan sot përfundimisht nga “Për’Puthen” mes emocíonesh shumë të forta.

Edhe pse në fillim thanë se nuk ishin të sigurtë nëse duhej të dilnin bashkë, në fund ata sqaruan gjithçka dhe dolën nga programi pasi i dhuruan një puthje në buzë njëri-tjetrit.

Mirëpo puntata e sotme është xhíruar ditë më parë dhe aktualisht gjërat mes Mevlanit dhe Ledjanës nuk po shkojnë fare mirë.

Para paj ditësh ne vumë re se ata nuk ndíqeshin më në Instagram e nuk i kursyen disa thùmba për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Siç duket raportet nuk janë rregulluar dhe ata vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin.

Përmes një mesazhi të gjatë në Instagram, Ledjana ka shpjeguar pas trànsmetimit të “Për’Puthen” se si është për momentin marrëdhënia me Mevlanin.

Ajo lë të kuptohet se gjërat mes tyre për momentin kanë marrë fund, por mund të kemi ndoshta dhe një rregullim të raporteve.

“Se fundmi do shkruaj per Mevlin. Sic dhe ju e keni pare une dhe Mevlani nuk ndíqemi me ne rrjete sociale pasi jemi zéne ,por mendoj qe kete ta diskutoj ne nje moment te dyte pasi e di qe dhe ju e meritoni nje shpjegim.Puntata qe ju pate sot ka dite qe eshte xhíruar dhe ne vazhdim kam marre shume sms nga ju, mesazhe qe me komplimentonin, njerez qe me me quanin aktore apo edhe nga ata te tjere qe me mbeshtesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjate gjithe ketij rrugetimi kam patur nje sjellje te tille .Di te them vetem dicka ,aktor ose te vertete ne fund te dites me teper sesa ju qe na mbeshtesni jemi ne te fi dy , une dhe Mevlani ata te cilet léndohemi dhe i perjetojme gjerat me keq, e di qe shumica nga ju deshironi qe ne te jemi bashke ama realiteti eshte se ne jemi thjesht kalimtare ne jeten tuaj ,2 kalimtare te cilet si bashke si te ndàre nje te neserme do harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon. Do keni kaq shume hàlle a pròbleme saqe sdo keni kohe as per te menduar me per mua dhe Mevlanin. Po ne fund te dites kush léndohet ? Une dhe ai. Pra , arsyeja perse e shpjegova kete eshte se si bashke apo te ndàre asnjeri nga ne te 2 nuk ka aktruar, i kemi perjetuar ato emocíone njesoj si ju dhe ndàrjen e perjetojme me keq se ju. Ne skemi qene pjese e nje filmi ku te kishim ndonje rol qe duhej te putheshim ne buze apo duhej ti benim surpríza njeri-tjetrit. Kemi qene pjese e nje reality show ku kemi vepruar sic e kemi ndjere dhe kaq. Gjithcka ka qene dhe mbetet e vertete, por pjesa sesi ju i perjetoni gjerat, iluzionet qe krijoni eshte ne vàresi te secilit prej jush”, shkruan Ledjana.