Djali i Kryeministrit Benjamin Netanyahu, Yair, ka reaguar pas ak uzave të hedhura nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në drejtim të Izraelit për konf liktin në Gaza. I riu thotë se turqit nuk janë vendas në Anadoll, por kanë ardhur nga Azia Qendrore. Sipas tij, ata kanë kryer gen ocid nga grekëve të krishterë dhe armenëve. Po ashtu ai e konsideron Erdogan, një diktator.
“Për të gjithë miqtë turq këtu, një mësim i shkurtër historie. Nuk jeni vendas në Anadoll. Erdhët nga Azia Qendrore dhe kryet gjen ocid ndaj vendasve grekë të krishterë. Stambolli është në fakt Kostandinopoja dhe ju e pushtuat në mënyrë të padrejtë. Keni kryer gjithashtu ge nocid ndaj armenëve. Po pushtoni në mënyrë të paligjshme Qipron e Veriut, Sirinë e Veriut dhe Kurdistanin. Vendi juaj udhëhiqet nga një diktator, i cili kërkon të ripushtojë dhe të shtypë botën arabe si në kohën e Perandorisë Osmane”, shkruante ai në Twitter.
Pak minuta më vonë, Yair Netanyahu iu rikthye edhe njëherë postimeve, kësaj here me shifra ku shtshte se “Turqia është themeluar mbi një gen ocid ndaj grekëve të krishterë”.
Presidenti turk Erdogan foli me tone të ashpra ndaj Izraelit gjatë një telefonate me hom ologun e tij rus, Vladimir Putin. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë Izraelit “një mësim parandalues” në lidhje me ko nfliktin e vazhdueshëm me palestinezët.
Prej disa ditësh ka nisur një përpla sje e përgj ak shme mes Izraelit dhe palestinezëve. Ngjarjet kanë marrë pamjen e një luf te të vërtetë që ka shkaktuar me dhj etëra vi ktima nga të dyja palët.
Lu ftimet shpër thyen pas disa javësh te nsioni në Jerusalemin Lindor, që kulmoi me përpla sjet mes myslimanëve dhe hebrenjve në xhaminë Al Akasa, vendin e tretë më të shenjtë të islamit./tvklan.al