Një kandidaturë e fortë përballë Lulzim Bashës pritet të nxirret nga grupi anti-Basha, për zgjedhjet e kryetarit të ri që mbahen në korrik të këtij viti.

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, të shumtë kanë qenë zërat kundër Bashës. Figura të rëndësishme të kësaj force politike kanë kërkuar menjëherë largimin e kryedemokratit.

Por sipas burimeve të gazetës “Koha Jonë”, grupimet anti-Basha me politikanë si Arben Imami, Bujar Nishani etj, po mendojnë që mes Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit, të zgjedhin njërën prej tyre që do të garojë përballë Bashës për kreun e partisë.

Majlinda Bregu është figurë e lartë, pasi sot ajo punon si drejtore për Ballkanin Perëndimor në varësi të BE.

Po të njëjtat burime thanë se nuk është çudi që një prej anëtarëve të kryesisë së PD të dalë kandidat kundër Lulzim Bashës.

Më 13 qershor, në Partinë Demokratike do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie.