Duket se kjo fundjavë do të jetë favorizuese për të gjithë ata që kanë menduar të nisin sezonin e plazhit. Pas një prilli të lagësht dhe të ftohtë, ditët e para të muajit maj kanë sjellë temperatura tipike për stinën dhe të përshtatshme për t’i kaluar në breg.

Kështu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta e kalimtare, të përqëndruara përgjatë relieveve malore, kryesisht ditën e shtunë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në det shënon forcën 2-3 ballë.