Jasmina, Ola dhe Sara janë tre nga vajzat më të komentuara në “Përputhen” e sidomos për sherret e tyre me njëra-tjetrën. Fillimisht ishte Jasmina e Sara që patën një debat të ashpër mes tyre e treguan se dikur kishin qenë shoqe.

Më pas hyrja e Olës në emision, i nxehu gjakrat dhe Jasmina zbuloi se edhe me të kishte qenë mikeshë, por prej dy vitesh nuk flisnin.

Megjithatë së fundmi të tre vajzat janë filmuar së bashku në një sallon bukurie.

Mesa duket Jasmina, Ola e Sara i kanë lënë pas sherret dhe janë bërë shoqe sërish.