Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi është kandidati për deputet që ka marrë më shumë vota në qarkun e Shkodrës.

Pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit, rezulton që Doshi të ketë marrë 7886 vota.Pas tij renditet kandidati socialist Paulin Sterkaj i cili ka marrë 7335 vota, ndjekur nga Bardh Spahia i Partisë Demokratike me 7219 vota. Jozefina Topalli ka marrë vetëm 598 vota.

Doshi dorëhoq nga mandati përpara shpalljes së rezultateve.