Gazetari i njohur Blendi Fevziu e ka konsideruar fushatën e organizuar për zgjedhjet e 25 Prillit si më të shpifurën që ka parë në 30 vite.

Në emisionin “Opinion” ai u shpreh se gjysma e kësaj fushate ka qenë false.

“Unë e kam ndjekur këtë fushatë që është më e shpifura që kam parë ndonjëherë në 30 vjet. Ishte një fushatë 50% fake”, tha Fevziu.

Sipas gazetarit, kandidati demokrat Agron Shehaj ka qenë ndër të paktët persona të natyrshëm. “Ishte nga të paktët njerëz që ishte i natyrshëm, ishte normal. Kam përshtypjen që natyraliteti dhe vërtetësia akoma vlen. Kur të vijë koha që falsiteti të kalojë vërtetësinë mbase ndodh”, u shpreh ai.