Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mitingun që po mban në sheshin “Skënderbej”, ka kujtuar edhe nënën e tij, Aneta, e cila u nda nga jeta disa muaj më parë. Fitorja e mandatit të tretë, siç tha ai, është e para në mungesën e nënë Anetës, e cila, me siguri, e sheh nga lart dhe është mirënjohëse për të gjithë ata që e besuan të birin për të tretën herë si Kryeministër.
“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije, me përkujdesjen e paepur. Dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe se shpresoj se po më sheh nga atje lart, nëna ime Aneta.
Uroj që ajo të jetë krenare për mua e mirënjohëse pafund për ju të gjithë që më besuat pa u lëkundur dhe më mbështetët pa pushuar.”