Pas çdo vote pro PS-së në Lezhë, tek shfaqej në ekranin e madh, vëzhguesit e opozitës thërrisnin njëzëri “Hàshash!” ose “200 euro!” – një mënyrë kjo për të protéstuar e dénòncuar fenomenin e blerjes së votave që u shfaq edhe në këto zgjedhje.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon që i kanë dërguar të rinjtë nga qendra e numërimit dhe që shënon një formë të rrallë dénoncími.

“Kutia e fundit në KZAZ 2 në Lezhë, – tregon Berisha. – Gjatë numërimit të saj, vëzhguesit për çdo votë 12, thërrasin Hàshash ose 200 euro! Lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.”

Doktor, unë jam …. nga Lezha, besoj më mbani mend. Uroj të jeni mirë. Më nisi një vëzhgues yni këtë video live nga KZAZ nr. 13 në Lezhë në kutinë e fundit. Një realitet i hidhur, por real. Pas çdo vote të Rilindjes-Mavi ishte thirrja e vëzhguesve PD+LSI: Hashash ose 200 €.Respekte, Doktor.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka dhënë shifrat zyrtare për qendrat që janë numëruar deri më tani.

Sipas Celibashit, janë edhe më shumë se 200 kuti që do të numërohen.