Banorët e Karaçevës po thonë se mesditën e së martës, në këtë fshat kanë hyrë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe. Ata thonë se ndjehen të frikësuar nga provokimet e tilla.

Kryetari i fshatit Karaçevë, Selver Lenjani, ka deklaruar për Gazetën Express se xhandarmëria serbe ka hyrë në tërritorin e këtij fshati, mesditën e së martës.

Ai ka deklaruar se për këtë i kanë njoftuar edhe institucionet e rendit

“Dje në orën 12 të ditës, në Karaçevë ka hyrë xhandarmëria serbe me pizgavera, me gjipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës i vërejtëm hyrjen e tyre dhe në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot hyjnë të armatosur deri në dhëmbë, kjo është shqetësuese. Të gjithë mekanizmat relevantë i kemi njoftuar. Por po janë të pafuqishëm për të marrë vendime dhe për t’i dalë zot tokës tonë. Ku ka provokim më të madh se kur hyn forca e armatosur e Serbisë me mjete motorike, lë vend të kuptojet se është problem i madh i Karaçevës”, ka deklaruar Lenjani.

Ai deklaroi se banorët e Karaçevës janë të frikësuar nga hyrja xhandarmërisë serbe në këtë fshat.

“Hyrja e xhandarmerisë serbe në territorin e republikës së kosoves eshtë shqetesuese për banotet e Karaçevës. Kjo është frikë permanente. Me te gjitha mjetet motorike xhandarmeria hyn dhe askush nuk i pengon. Të gjitha takimet me KFOR-in e krejtë i kuptojmë, por le të del armata shqiptare në territor të Serbisë dhe shikoni a do të kthehen gjallë këndej. S’jemi kundër takimeve, por jo në territor të Kosovës. Nëse pol icia dhe KFOR’i nuk e ruajnë këtë pjesë, ne nuk kemi si të qëndrojmë këtu as 24 orë”, ka deklaruar Lenjani.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur