Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh dhe se vera do të jetë e qetë e deri nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Siç u shpreh mjeku, një pjesë e madhe e ka kaluar vi. rusin dhe se me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Pipero shtoi se në 4-5 muaj Shqipëria mund të arrij imunitetin kolektiv.

“Nuk besoj në teorinë e valëve të jashtëza konshme. Një pjesë e madhe e ka kaluar. Por, fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh.

Me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Vera do të jetë e qetë dhe nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Besoj që në 4-5 muaj Shqipëria arrin imunitetin kolektiv dhe besoj që vaksinimi do përfundojë brenda këtij viti dhe në rastin më të keq vjeshtën që vjen.

Ne e kemi strukturën, problemi është tek mundësia për t’u furnizuar me va. ksina.

AstraZaneca ka një nivel imunizimi shumë të mirë, por veçanërisht pas frenimit duhet shumë sforco për të gjetur va. ksinat.

Mundësia për t’u va. ksinuar është. Besoj do kemi sasi të mjaftueshme shumë shpejt”, tha Pipero