Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e dh imbs hme e dy të rinjve, Anita dhe Iliri. Ata kanë humbur prindërit vetëm dy muaj më parë, brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Për të surprizuar dy të rinjtë, në studio ishin të ftuar Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Pasi dëgjuan historinë e tyre të tr sh të, çifti vendosën t’i surprizonin.

Ata i ftuan në një udhëtim familjar për tre ditë, së bashku me Sian dhe Joelin. Po ashtu, ju ofruan mundësinë që për 1 vit të plotë, Iliri dhe Anita të bëhen pjesë e trajnimit të Ermalit për t’u bërë të suksesshëm.

“Prania e prindërve është e pazëvëndesueshme, por ju duhet të bëheni të fortë që të përballoni të ardhmen. E shkuara juaj, vuajtjet dhe pengesat që po hasni do ju bëjnë më të fortë. Në jetën tonë do të kemi gjithmonë sf ida, por duhet të lu fto ni sa më shumë, jo vetëm për veten, por edhe për prindërit”, ishte mesazhi i Amit dhe Ermalit për ta.

Më tej, programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me fondacionin humanitar “Golden Eagle” i ofruan mundësinë Ilirit dhe Anitës që të punojnë një vit të tërë me pagesë në redaksinë e programit.