Pas propa gandës në aeroport me va ksinat, Rama ka shkuar edhe në Durrës për të parë nga afër procesin. Vaksinimi në Durrës është filluar me personat mbi 90 vjeç dhe po kryhet në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala”.

Siç është e zakonshme në këto takime, ata që kanë jetuar shumë kohën e diktatorit Hoxha, i thurin lavde edhe Edi Ramës. Madje, një nga të moshuarit që po vaksinohej, shprehu dëshirën që Rama të marrë nga ditët e tij.

Pjesë nga biseda:

Rama: Nëno si je

E moshuara: Jam e sëm urë

I moshuari: Na mbetën sytë te juve, shumë faleminderit, rrofsh sa malet, marrsh nga ditët tona ishalla.

Rama: Tani mund të dilni rehat, e bëre vaksinën, në rregull je? Me shëndet. Jo nga ditët tuaja.