Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i Ledjanës dhe Blerimit, mirëpo nuk përfundoi dhe aq mirë. Teksa po flisnin për profesionet, Ledjana përmendi në mënyrë indirekte Mevlanin.

“Nuk është se ka ndonjë diferencë për profesione, psh si të jetë këngëtar, si të jetë…(qesh)”, i tha ajo.

Kjo nuk u prit as pak mirë nga Blerimi, i cili kuptoi që mendja e saj ishte te dikush tjetër. Si rrjedhojë, ai u largua nga takimi, duke e lënë Ledjanën vetëm. “Ika unë, meqë qenke me këngën ika”, u shpreh Blerimi. Më pas, konkurrentja nisi të këndonte këngën e Mevlanit.