Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana 1 prej disa kohësh nuk është më pjesë e programit, por ajo vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave e rrjeteve sociale.

Sot “Kryefjala.com” ka kapur ish-konkurrenten në shoqërinë e Erlindit, djalit i cili ra në sy së fundmi për shkak të takimit me Jasminën dhe dhuratën që i bëri.

Në foto Ana dhe Erlindi shfaqen duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa ish-konkurrentja mban një buqetë me lule në duar.

Nuk dihet nga njihen Ana dhe Erlindi dhe çfarë ka mes tyre, por kjo mbetet për t’u zbuluar.