Janë të shumtë prindërit që vuajnë mallin e fëmijëve vetëm pse mendojnë që e ardhmja e tyre, jo vetëm profesionale, do të jetë më e mirë nëse i dërgojnë me studime jashtë. Gazetari Edmond Arizaj e ka dërguar të bijën me studime në Amerikë. Mbase nuk do të kishte zgjedhur një vend kaq të largët, nëse të gjitha arsyet që rendit më poshtë nuk do të ishin të drejta.

Letra e gazetarit.

“Do të vijë një kohë që do të pyesësh veten ‘Pse babai më këshilloi të studioja në USA? Shpresoj që kjo pyetje të mbërrijë sa më vonë dhe mundësisht vetëm në formën e kurreshtjes.

Megjithatë po t’i jap disa arsye, duke pretenduar që na takojnë vetëm ne të dyve dhe asnjë prindi apo fëmije tjetër, të lirë në vendimet e tyre. Nuk ështëe dramë pse TI zgjodhe të largohesh për studime, por është dramë pse JU zgjidhni të largoheni, është dramë pse ATA bëjnë sikur nuk kuptojnëe pse JU largoheni çdo vit e më shumë.

Së pari sepse këtu, në vendin tonë të bukur që të dy e duam shumë, nuk do të ishe e lirë. Ose do të kishe një liri të perthyer. Këtu je plotesisht i lirë të mbijetosh, por për të jetuar ka disa kushte dhe këto kushte jam i sigurt se nuk i plotësoje dot.

Këtë e tregove me karakterin e fortë, e drejtë dhe shpeshherë të ashpër në mbrojtjen e tëe drejtës tënde që nëe klasat parauniversitare. E pra, kishe dy mundësi: ose të thyhej karakteri yt për të jetuar, ose të jetoje duke mbijetuar.

Së dyti, që të ecësh në jetë, në karrierë, në shoqeri do të duhej të jetoje përherë në një varkë që lundron vetëm në det me ta llaz. Rrez. ikon të perm. bytet barka, rrez. ikon të të hedhin nga barka, rrez. ikon urinë, etjen, por ke dhe rrez. ikun e madh fare që mund të zgjedhësh të “hash” shoqen a shokun e barkës që të vazhdosh përpara. Justifikimin që mund ta degjosh rëndom, jetë është luftë, mos e beso, është idi otllëk.

Është gjetje e shfrytëzuesve dhe të paskrupujve, për të justifikuar tradh titë që u kanë bërë miqve, pabesitë që u kanë bërë kolegëve, e manipulimet që u kanë bërë kujt i ka rëenë puna me ta.

Ka dhe një jetë pa lu. ftë. Eshte jeta me perpjekje, me mundim, me sakrifica, pa lene vi. ktima rruges, por qe ne fund te jep shperblimin e punes dhe studimeve, nuk te le ne fund te zinxhirit njerezor sic ndodh rendom ne vendin tone te bukur.

Mjafton te hedhesh syte verdalle ne ate vendin ku je tani dhe te shohesh shumicen e bashkatdhetareve tane dhe te bindesh per kete. E te bindesh edhe sa kollaj mund te flasin pa qene anonime, per politiken, per problemet e per qeverine, pa pasur frike se te nesermen do te “keshillohen” a me keq te shkurtohen nga puna.

Se treti, nuk ke per t’u paragjykuar. As per prejardhjen tende siç mund te ndodhte ne çdo vend te Europes, as per pasurine tende siç mund te ndodhte ne çdo cep te Shqiperise, as per mendimet e tua, as per jeten tende. Do te duhet vetem te zbatosh disa rregulla e ligje, por fantastike eshte qe po ato rregulla e ligje i zbatojne pothuajse te gjithe ne ate vend.

Pra je e barabarte, ne start njesoj keni qene te gjithe. Te tjerat, varen nga aftesite, durimi, deshira dhe vullneti. Krejt ndryshe nga “diku tjeter”, apo jo? Aq ndryshe sa disa te kthyer nga Amerika, jane asimiluar nga “e keqja”. Apo u ka pelqyer?!

Se katerti, horizonti. Ne vendin tone te bukur, horizontet e tua do te mbylleshin, jo per fajin tend, vetem brenda kryeqytetit, ne xhu nglen me te ashper te mbijeteses, qe sa me te bukur ta tregojne, aq me e shemtuar eshte ne te vertete.

Njerez qe nuk duan te sillen si te tille, sherbyes publike qe sillen si latifondiste, qytetare qe zgjedhin fr. iken si zezake pambuku, injo rante qe shesin filozofi, eskorta qe reklamohen si modele pa ditur ca eshte pasarela, femije “pasunaresh” qe bejne gara me makina 200 mije euro e te cilet po licia i nderon, drejtesi qe vetem shkruhet e tille sepse prej 30 vjetesh eshte e padrejte, arsimim qe nis seprapthi qe tek kerrabat e abetares, shendetesi ku vetem shendeti mungon, njerez qe su. lmojne per qejf mjekun, mesuesin, policin, ushatarakun, fisnikeri qe zhd. uket cdo dite e me shpejt, trashegimi pa ADN, kaos ne cdo cep.

Te gjitha keto, dhe me shume akoma ne kryeqytet, prane syrit te vemendshem te kujtdo organizate e institucioni vezhgues e raportues te huaj, qe behet shqiptar aq shpejt sa nuk imagjinohet. Pershkrova me pak fjale Tiranen. Nuk guxoj te pershkruaj qytetet, sepse aty s’ka vije horizonti fare.

Se pesti, ajo qe te derrmon me shume nuk eshte reklama apo nderet qe i bejne sho-shoqit, te njohurve, apo lidhjeve te ndryshme ne ekranet tona televizive, por ajo qe ofrojne si fytyra e mendime te reja; jane kaq mizorisht servile, te perulur, te atrofizuar, te kryetarezuar, te gatshem te shesin fytyren e prapanicen per karriere, e te shiten per me pak se 30 aspra per te nderruar mendim, e te lepijne e kaf. shojne cdo gje per karrige.

Ky eshte shembulli. Nuk ka asnje ndryshim sado te ndryshojne ngjyrat. E ardhmja eshte aq e erret, aq e pasigurte, sa te duket se jeton ne nje ndertese pa themele, me mure rere e me cati betoni.

Se gjashti, askush nuk do te luaje me ate qe te takon, qe meriton, qe fiton. Kjo eshte e sigurte. Ne vendin tone te bukur eshte e sigurte qe kjo nuk ishte aspak e sigurte. Ke degjuar per te drejten e prones? Aty ku studion tani eshte e shenjte.

Ne vendin tone te bukur e drejta e prones eshte nxitje per humor. Humor te zi. Po per te drejten e jetes ke degjuar? Vendi yne i bukur i fshehu ata qe u shkaterruan jeten me mijera njerezve. Sot mund te jene kudo. Madje mund te jene duke mbajtur edhe leksione.

Se shtati dhe do hyjme paksa me personale, munda egozimin tim prinderor, per te mos rrez. ikuar nje te neserme ku ti me kerkon llogari: pse me le te studioja ne keto shkolla. Sepse universitetet ne shumice kane degr aduar. Nuk ke nevoje te shkosh auditor me auditor, mjafton te ndezesh TV ne darke, ne cdo stacion do prezantohesh me dhjetera pedagoge ne shkolla te ndryshme, qe kur i degjon qan me njerin sy e qesh me tjetrin. Per te ardhur keq.

Se teti, kam krijuar bindjen e forte se vetem me kontaktin kulturor jashte Shqiperise, mund te percjellim sadopak kulture brenda saj. Te pakten ne sjellje. Eshte nje beteje e veshtire, dhe kjo ne fakt eshte lufta qe duhet te beje vik. tima.

Viktimat duhet te jene injorantet qe sundojne, te padenjet qe shfrytezojne varferine per te bere qejfet e tyre, te pangopurit qe gllaberojne cdo gje qe kane mundesi e qe ua kane lene ne ruajtje e mirebesim. Mbi te gjitha viktime duhet te jete fr. ika e njerezve. Duhet vrare fr. ika. Nuk vritet me padituri. Dhe une besoj fort se emigrantet tane, jane leva jone e Arkimedit per te bere ndryshimin e madh.

E nenta, ne vendin tone te bukur ka humbur krejt sensi i mases. Sensi i turpit. Sensi i cipes. Sensi i faqes. Cdo gje e pandershme behet aq hapur, flitet aq lehtesisht, merret aq me te qeshur, kalohet aq lehte, sfumohet aq pabesueshmerisht, saqe arrin nje moment kur do te duket vetja se je jashte kohe. Do te gjendesh para dy mundesive: te pershtatesh, ose te shpallesh i padeshirueshem.

E fundit na perket vetem ne, eshte plani yne, ashtu si çdo familje ka planin e saj, prandaj nuk po e them me ze te larte. Por gjithsesi, askush nuk do te na e heqe nga zemra vendin tone, ashtu si askush nuk mund te na detyroje te shohim, te rrime, a te frymojme pa bezajte teksa e shqyejne vendin tone. Aq sa mundesi kemi.