Përpos një aktor dhe moderator i suksesshëm, Salsano Rrapi është edhe një baba shumë i përkushtuar ndaj vajzave të tij, Marg dhe Ama. Aktori preferon ta mbajë shumë private jetën e tij personale dhe nuk ka asnjë fotografi me vajzat, por mbrëmjen e djeshme ka bërë një përjashtim.

Salsano ka publikuar një video ku shihet se vajzat kanë marrë bojërat dhe kanë nisur ta pikturojnë.
“Para xhirimeve të filmit: Babai indian. Make up artist: Maram”, ka shkruar Salsano.

Asyen pse Salsano përpiqet ta mbajë larg vëmendjes mediatike familjen e tij dhe sidomos dy vajzat e tij, ai e zbuloi në një intervistë në Rreze Dielli:

“Është instiktive pse ne nuk duam t’i nxjerrim vajzat në rrjete sociale. Jam supersticioz, kam përshtypjen se po të nxjerr një foto të vajzave, nesër ato do të sëmuren. Vajza ime e vogël sikur sëmuret pak më shpesh, por të vogla janë.. do të sëmuren.”

Aktori shtoi se në këtë zgjedhje ndikon edhe fakti që si ai, si nëna e fëmijëve të tij, Ejona Kakeli janë personazhe publikë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur