Minella Borova (1947-2013). Aktor, kritik, pedagog. Lindi ne Korce me 22 shkurt. Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për.
Kreu studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve ne vitin 1969. Punoi ne teatrin “A.Z Cajupi” te Korces deri ne vitin 1979, me pas si pedagog i “Mjeshterise se aktorit” ne Institutin e Larte te Arteve (deri 1989) dhe si specialist i teatrit ne Ministrine e Kultures (deri me 1991).
Ne vitin 1993 emigroi per gati 15 vjet ne Argjentine, per t’u rikthyer serish ne vitin 2006, ku edhe nisi pune si specialist i teatrit ne Qendren Nderkombetare e Kultures “Pjeter Arbnori”.
Roli i tij i pare eshte ai i Lirimit ne dramen Njollat e murrme (1969) te Minush Jeros me regji te Mihal Luarasit, me te cilin fitoi edhe cmim si “Aktor i ri”. M. Borova u shqua me fort si aktor i planit satirik, por here-here edhe lirik e romantik.
Ne lojen e tij spikat nje humor i claret, shije e holle, nje gjest dhe nje sjellje e shpenguar, njeherazi edhe elegante, ku ndihet synimi per te skicuar tipa e karaktere te ndryshem.