Aulona Musta dhe bashkëshorti, Tomi kanë dhënë intervistën e tyre të parë së bashku. Ata ishin të ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë”.

Gjatë sfidës “Sa e njohim njëri-tjetrin”, Aulona zbuloi se veprimi i bashkëshortit që e acaron në maksimum është kur ai lë dyert hapur. Moderatorja tha se nëse ndahen ndonjëherë do të jetë pikërisht për këtë arsye.

“Nëse do ndahemi ndonjëherë, do ndahemi për këtë arsye, ta dini. Mund të jetë më qesharakja në botë, por…ai i lë dhe dyert e dollapeve hapur, kjo është kryesorja”, u shpreh ajo.