Ana Lleshaj ka qenë një ndër konkurrentet më të komentuara në “Përputhen”, e cila u përjashtua kur Arjoni publikoi një foto në shtrat me të.

Së fundmi, ajo është përfshirë në një tjetër skandal. Në rrjet po qarkullojnë fjalë se Ana dhe konkurrenti i ri i “Përputhen”, Arsimi e kanë kaluar mbrëmjen bashkë.

Dyshja kanë publikuar në rrjete sociale disa foto, ku bie në sy divani i njëjtë. Këto foto kanë bërë që të lindin dyshimet, por ende nuk dihet si qëndron e vërteta.

Arsim Abdyli është nga Maqedonia e Veriut, 28 vjeç dhe është baba i një fëmije 3 vjecar.