Në qytetin e Vlorës kanë zgjedhur të jetojnë shumë shtetas italianë, një pjesë e të cilëve këtë të enjte u bashkuan me Partinë Socialiste. Shtetasit italianë, janë takuar me kryeministrin Rama i cili foli për pajisjen e tyre me pasaporta shqiptare dhe pse jo në të ardhmen të përfaqësohen në Parlament.

Rama tha para tyre se, kur mësoi nga deputeti Damian Gjiknuri që ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS. “Madje arritëm edhe te kjo, se më parë ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në parti në Itali e Greqi, jam i sigurt që do ketë nga ata që do arrijnë deri edhe në parlament një ditë, por kjo nuk i heq asgjë faktit që ju nuk e keni të drejtën e votës, ende nuk e keni se jam i sigurt që për ata që do qëndrojnë këtu më gjatë, do vijë edhe koha që do marrin shtetësinë, normalisht, e për të tjerë që vijnë jam shumë dakord me ju se në fillim nuk u quajtën vizionarë por të çmendur por midis tyre ka një lidhje deri sa më pas rrugët ndahen ose bashkëndahen duke qenë në një sintezë të plotë mes tyre.

Pak çme nduri nuk bën kurrë dëm, mjafton të jetë e shë ndetshme e positive. Si lideri i partisë suaj, që u flet anëtarëve të vet, dhe në partinë tonë parimi që më pas nuk është gjithmonë të them të vërtetën i respektuar në lartësinë e duhur se kryetari është i pari ndër të barabartët. Nëse ndonjëherë unë bie në mëkatin e të mos qenit mishërim i këtij parimi kërkoj ndjesë që më përpara e shpresoj se do të kem mirëkuptimin, ose mishërimin tuaj”, tha Rama.