Një koment i Julit gjatë puntatës së djeshme të “Përputhen”, nxiti debat në studio. “Je si vaj Borshi”, i tha Juli Sindit, e cila u ndje shumë e ofe nduar dhe kërkoi që konkurrenti të largohej.

“Ky është koment sek sist, mbylle gojën, mos guxo t’i bësh më këto komente para një femre. Atë vajin e Borshit ta tregoj unë ty. More vesh?! Bëni komente se ksiste! Kërko falje”, i tha Sindi.

“O unë, o ti në këtë studio”, tha ajo përpara se situata të nxehej më keq kur Mevlani ndërhyri. Në këtë moment Sindi u çua nga karrigia dhe shkoi drejt Mevlanit për ta goditur. Në fund ajo doli e prekur nga studio.

Opinionisti Arjan Konomi pas skandalit që ndodhi u shpreh se shaka e Julit ishte e pavend dhe se disa shaka duhen bërë në momentin e duhur dhe me njeriun e duhur.

Ndërkohë në rrjete sociale, Arjani e ka ironizuar hapur Sindin në një video ku shihet në një fabrikë vaji ulliri.

“Edhe unë bëj vaj shumë shumë të mirë. Prit se nuk më kujtohet si i thonë vajit në këtë rast?!”, shkruan opinionisti si një thumb ndaj Sindit.