Në puntatën e sotme në emisionin e njohur i përputhjes së çifteve është shfaqur takimi mes Muratit dhe Sindit. Ndërkohë, kjo e fundit tha se kishte pëlqim edhe për një djalë tjetër. Por, kjo nuk mund të “shpëtonte” pa një pyetje nga ana e moderatores, e cila i tha se për kë e kishte fjalën, ndërsa Sindi iu përgjigj duke i thënë se ishte Atdheu dhe këtu menjëherë u përball me opinionistin Arjan Konomi.
Konomi u shpreh se:
Moj Sindi, mos na bëj sikur e sheh veten me Atdheun, pranoje tani që nuk ke shance me Atdheun, s’keni pikë lidhje. Zgjedhja jote ishte zgjedhja më perverse që është bërë ndonjëherë.
Ndërkohë, e njëjta pyetje iu bë edhe Atdheut, i cili gjithashtu tha se ka një pëlqim për Sindin.