Në rrjet ka qarkulluar lajmi se një konkurrente e re do t’i bashkohet “Përputhen” mbrëmjen e sotme. Vajza quhet Alesia Troku, ka jetuar në Australi dhe është një brune mjaft simpatike.
Vetë Alesia ka vendosur në bion e Instagramit linkun e “Përputhen”.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në program janë shtuar shumë konkurrentë të rinj, aq sa opinionisti Arjan Konomi është shprehur “Më duket sikur jemi dhe një herë në shtator, kur emisioni sapo kishte filluar”.