Fadil Kujofsa. Aktor. Lindi në Tirane, më 14 shkurt. Kreu studimet e larta për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve më 1974 dhe filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombetar.

Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujofsa u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave qe vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative.

Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit ‘Miq të paftuar’, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”.

Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit./urbannews.al