Jonida Maliqi është single! Po, po, single. Të paktën kështu deklaroi këngëtarja në episodin e kësaj të shtune në emisionin “Jonida’s room”, trànsmetuar në Vizion Plus.

Ndaj për këdo që mendonte se Maliqi gjendej ende në një màrrëdhénie me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, në fakt jo, nuk janë më bashkë.

Ky Shën Valentin do ta gjejë Jonidën pa një person në krah. Por si e rréfeu artistja këtë detaj kaq personal?

Teksa e ftuara e saj, Kleoniki Delijorgji po i lexonte letra këngëtares, kërkoi të dinte më shumë për dashurinë, jetën e saj romantike.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi.

Më tej, Kleoniki Delijorgji, e cila gjithashtu deklaroi se është single, zbuloi se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë

Po kështu shtoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka patur.

“Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mùnd të shikosh pasqyrën, t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim”, je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën, sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe t’i bësh gjërat e qarta me veten se çfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.

Prej muajsh të tërë, romanca Jonida Maliqi-Romeo Veshaj pùshtoi mediat rozë, kàrakterízuar me ùlje-ngrítje të shumta.