Ditën e djeshme u dha lajme se bashkëshorti i gazetares së emisionit ”Stop” Odeta Gjevori humbi jetën nga Covid-19.

E ditur u bë se ai ishte vetëm 35 vjeç dhe se punonte si montazhier pranë televizionit ”Klan”. Në muajin janar ata ishin bërë edhe prindër.

Mesazhe të shumta ngushëllimi ka marrë në rrjetet sociale, gazetarja e njohur. Një prej tyre ishte:
Nuk është e lehtë të ngushëllosh një grua të sapo bërë nënë, për humbjen e bashkëshortit. Ngushëllime Odeta Gjevori për humbjen e bashkëshortit. Është god itje e rëndë…”

Ndërkohë rastet në vendin tonë janë rriturn shumë. Edhe ditën e sotme, janë regjistruar mbi 1000 raste.